Kamermanja që shqelmoi refugjatin shpërblehet për një film

Filma

Kamermanja që shqelmoi refugjatin shpërblehet për një film

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:49
Foto

Kamermanja hungareze Petra Laslo e cila mbahet mend se si shqelmon dhe e rrëzon një refugjat në vendin e quajtur Reske, ka fituar çmim për filmin dokumentar “Nemzetidegen”.

Siç  raporton  Asociated Press ajo ka redaktuar filmin dokumentar “luftëtarët e lirisë gjatë revolucionit në Hungari në vitin 1996", me regji të bashkëshortit të saj, projekt ky i financiar nga buxheti i shtetit.

 Ndarja e këtij çmimi ka hasur në kundërshtim nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Çmimin asaj ia ka ndarë zëvendës presidenti i Parlamentit Sandor Leshak.

 Petra Laslo është larguar nga televizioni hungarez N1TV pasi që pamjet ku ajo shihet se si shqelmon dhe rrëzon refugjatin me fëmijën e tij është përhapur me shpejtësi në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat