Kushtrim Hoxha në një tjetër serial të njohur amerikan

Filma

Kushtrim Hoxha në një tjetër serial të njohur amerikan

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 13:08
Blue Bloods

Kushtrim Hoxha po vazhdon të marrë role të vogla por me rëndësi në seritë më të njohura amerikane.

Pas pjesëmarrjes në ‘Elementary’ e ‘Person of Interest’, aktori nga Kosova, Kushtrim Hoxha, tani është bërë pjesë edhe e serialit ‘Blue Bloods’.

Aktori ka publikuar pjesën hyrëse të serialit, pjesë e të cilës ishte edhe ai.

‘Blue Bloods’ është një dramë amerikane që flet për një familje policësh në New York dhe është në sezonin e shtatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat