Zhgënjen Bridget Jones, ja filmat që ia kaluan për nga fitimet

Filma

Zhgënjen Bridget Jones, ja filmat që ia kaluan për nga fitimet

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:54
Bridget Jones

Ka zhgënjyer seria e tretë e “Ditarit të Bridget Jones”.

Edhe pse ishte java debutuese, filmi nuk ja ka dalë dot të kryesojë Box Office, klasifikimin që rendit filmat në bazë të fitimeve të tyre. Kështu vendin e parë për këtë javë e mban Tom Hanks me “Sully” me 22 milionë dollarë fitime, ndërkohë që të pozicionuar në vend të dytë gjejmë “Blair Witch”, filmin horror që ka grumbulluar një shifër prej 9.8 milionë dollarësh. Sa i përket “Bridget Jones’s Baby”, me aktorët Rene Zellweger, Patrick Dampsey dhe Colin Firth, produksioni është renditur në vend të tretë me 9.7 milionë dollarë fitime!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat