Vdes Gene Wilder

Filma

Vdes Gene Wilder

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:34
Gene Wilder

Ka ndërruar jetë Gene Wilder, yll i komedive klasike si “Young Frankenstein”, “Willy Wonka and the Chocolate Factory”, “The Producers” dhe “Blazing Saddles”. Ai ishte 83 vjeçar.

Nipi i Wilder ka thënë të hënën se aktori dhe skenaristi ka vdekur më herët këtë muaj, nga komplikimet nga sëmundja e Alzhaimerit.

Aktori komik, i nominuar dy herë për çmimin Oscar, për rolin e tij në “The Producers” dhe për shkrimin e skenarit të “Young Frankestein” me Mel Brooks, zakonisht ka luajtur rolin e një neurotiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat