Konfiskohen 1170 litra lëngje dhe ujë mineral në Ferizaj

Ferizaj

Konfiskohen 1170 litra lëngje dhe ujë mineral në Ferizaj

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:25
Konfiskohen 1170 litra lëngje dhe ujë mineral në Ferizaj

Inspektorati komunal ndaloi një mjet transportues i cili po bartte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral.

Pas kontrollit policor dhe nga inspektorët komunal u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant, rrjedhimisht sipas procedurave ligjore të legjislacionit në fuqi, saktësisht ligjit për Inspektoratin e Tregut Nr. 03/L-181, kjo ngarkesë u konfiskua dhe është proceduar në organet gjyqësore deri në vendimin përfundimtar të këtyre të fundit.

 Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha shpjegoi se në këtë aksion ishin të përfshirë inspektorët sanitar dhe të tregut dhe se kjo sasi e konfiskuar është sinjal se të gjitha kanalet e komunikimit, qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe pa kushtet e dokumentacionin përkatës janë nën monitorimin e vazhdueshëm.

Sasia prej 870 litra lëngjesh dhe 300 litrash ujë mineral të konfiskuara në Ferizaj, nga Inspektorati Komunal do të procedohen sipas parashikimeve ligjore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat