Asfaltohet dhe rikonstruktohet rruga “Enver Topalli” në Ferizaj

Ferizaj

Asfaltohet dhe rikonstruktohet rruga “Enver Topalli” në Ferizaj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:48
Ferizaj

Të hënën ka filluar të bëhet asfaltimi dhe rikonstrimi i rrugës “Enver Topalli”, rrugë kjo e cila bënë edhe lidhjen e qytetit të Ferizajt, edhe me shumë fshatra të tjera të kësaj ane.

Nga afër këto punime i ka përcjellur nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë më drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, por edhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili.

Këtë projekt e ka vlerësuar lart nënkryetari Ferati, përderisa ka shtuar se ky projekt po realizohet në vazhdën e shumë projekteve të tjera, që po realizon Kryetari Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat