Ferizaj së shpejti me pishinë gjysmë olimpike

Ferizaj

Ferizaj së shpejti me pishinë gjysmë olimpike

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:13
Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit në takim me sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë

I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me zyrtarë komunal të sportit kanë pritur në takim sekretarin e Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti me bashkëpunëtorë.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike në Ferizaj, financim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata Ndërkombëtare e Notit, investim ky që do të realizohet sipas standardeve më të larta infrastrukturore të bazuara në modelin evropian.

Sipas kumtesës për media dërguar nga komuna, sekretari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti i prezantoi Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu projekt propozimin për këtë pishinë duke dhënë detajet e nevojshme teknike dhe infrastrukturore për zhvillimin e sportit të notit.

Me këtë projekt Ferizaj, do të shndërrohet në njërën ndër qendrat më të rëndësishme të notit në Republikën e Kosovës, për të cilën i pari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi edhe drejtuesit e Federatës së Notit të Kosovës por me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt do të nis së realizuari në vitin 2019. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat