Qeveria investon 1.2 milion euro për Sallën e Sporteve në Greme

Ferizaj

Qeveria investon 1.2 milion euro për Sallën e Sporteve në Greme

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:09
Gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.

Në Greme të Ferizajt sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.

Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se fshati Greme e ka merituar këtë investim, pasi janë taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Ai është shprehur se ideja për projektin është iniciuar nga deputetët ferizajas në Parlamentin e Kosovës.

Veseli: Deputetët nga Ferizaj nxitësit e këtij projekti

"Mexhide TYopalli ka qenë iniciues, bashkë me Elmi Reçicën. Këta kanë qenë këmbëngulës që të realizohet kjo. Prandaj kjo ka qenë arsyeja pse kemi marrë vendim të investojmë. Ka nevojë Kosova për investime, ka nevojë Kosova për zhvillim ekonomik" , tha Veseli.

 Ndërsa, ministri Gashi tha se ky është 100 përqind investim i ministrisë që ai drejton, ndërkohë që premtoi edhe investime tjera në Greme.

Gashi: 1.2 milion euro kemi ndarë për këtë qendër

 

 "Ky projekt do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro dhe bashkë me kryetarin e Komunës sipas planifikimeve dinamike projekti do te përfundojë në vitin 2019.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke folur për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po i jep projekteve komunale, tha këto 4 vjet të qeverisjes së tij do të jenë vite të transformimit thelbësor të qytetit.

Aliu: Institucionet qendrore po e përkrahin komunën e Ferizajt

"Tashmë ferizajas është kryeqendër e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është kryevendbanimi i zhvillimit ekonomik. Por kjo nuk flet vetëm për zhvillimin ekonomik dhe për qasjen që ka Kuvendi i Kosovës, që ka Qeveria, por, mbi të gjitha flet për atë se vërtetë dëshiron një të ardhme të sigurt për rininë tonë. Jo rastësisht qeverisja ime ka filluar me vendimin për të themeluar dhe ndërtuar qendra e inovacionit" ka thënë Aliu.

Projekti do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro, ndërsa ai pritet të përfundojë në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat