Edhe Ferizaj ka datë të themelimit - Bota Sot
Edhe Ferizaj ka datë të themelimit

Ferizaj

E diel, 23 shtator 2018

Edhe Ferizaj ka datë të themelimit

Nga: Murat Gashi Më: 30 gusht 2018 Në ora: 23:53
Ferizaj

Atë ditë ( e shtunë, 4 gusht 2018 - të ), kur e vizituam Ferizajin në rrafshin e Kosovës, me një aromë të ëmbël bujarie dhe Kulturë të lartë, mësova se shtrihej me gjeografin e tij  të gjërë që ishte dhuratë e Klimës dhe viseve plotë diell, por edhe e tokës se tij e pasur e rrethuar me bjeshkë apo male për kultivimin jo vetëm të prodhimeve vendore - bujqësore por dhe me Kulturë traditicionale Shqiptare që e përshkruan qytetin disa fenomene të rralla natyrore, që ndoshta dhe në botë nuk ka këso fenomene. Këto fenomene në Ferizaj i mësova se ishin dhuratë e natyrës por që Kosova, toka Shqiptare me shekuj ishte përballur me luftra nga lloj lloj okupatorësh e deri në luftën e fundit 1998 / 1999, nga okuptori serb, i cili u mundua t'i zhduk gjurmët e burimit gjenezologjIk e etnografik e deri ...dhe identiteti kombëtar. Ky burim i gjenezës sonë kombëtare, dhe e fenomeneve të rralla natyrore, fal shqiptarëve, banorëve të fshatrave përreth, me shpirt, identitet kombëtar, me gjakun e tyre i mbrojtën, dhe që është përcjell brez pas brezi deri në ditët e sodit. Edhe gjatë kohës se otomanëve, këtë pasurI kombëtare e ruajtur derisa me përkushtimin shpirtëror ia vun themelin emrin këtij "qytetit të ri " Ferizaj. Kështu për të shkruar për Ferizajin si qytet, është një hiperbolizim krejt ndryshe nga qytetet tjera të Kosovës por është edhe ndryshe nga qytetet tjera në hapësirën shqiptare. Për qytetin e Ferizajit, kanë shkruar shumë të huaj dhe të vendit për karakteristikat historike - gjeografike të Ferizajit, që shtrihej në pjesën jugore të rrafshit të Kosovës, ku ndodhet shumë afër një fenomen i rrallë natyror që quhej Bifurkacioni i Nerodimes.

Në ditën kur ne vizituam Ferizajin, takuam mikun, krijuesin Skender Halitin dhe karikaturistin,dhe mikun Imri Musliu inxh. i Makinerise, profesor ne shkollën e mesme teknike " Pjetër Bogdani " në Ferizaj.

Shetitëm nëpër Qytet. Në sheshin " Adem Jashari " Bisedonim shumë gjëra dhe për historin e qytetit të ri. Në të dy anët e sheshit në sy më binte pemë të reja dekorative rrapi, ndërsa këtu thuaja për çdo ditë hapej e shtrihej panairi i artizanateve etnografike nga te gjitha anët shqiptare, kulturë kjo e kultivuar dhe e ruajtur brez pas brezi shekuj me radhe.Derisa shetitnim mendja me rrinte në hyrje të qytetit nga junglindja përreth hekurudhës ku sytën mbetën në muret e xhamisë dhe kishës, thuaja, sa muret e kulteve fetar duken të ngjitura njera me tjetrën. Këtu sheshi i mbushur përplotë vizitor.Në Ferizaj për organizohen programe kulturore - letrare, dhe shfaqen Koncerte artistike. Këtu, ngado që të shikon syri, kap diçka të bukurin art, një art melodik.Në Ferizaj pash, dhe ushtar amerikan që shetitnin si në vendlindjen e tyre. Ferizaji, që shtrihej në rrafshin e Kosoves, me një pozitë atraktive, me kushte të favorshme natyrore, ka traditë të hershme për ruatjen e shumë fenomeneve dhe kulturave natyrore. Kjo është dhuratë e klimës natyrore dhe e diellit që i kish fal Zoti. Bashkëbiseduesit, Skender Haliti dhe Imri Musliu thanë : Në Ferizaj, për çdo ditë zhvillohen aktivitete kulturore dhe organizohen panaire të ndryshme me prodhime të vendit, që vijnë dhe nga Maqedonia për të bler prodhimet tona.U besova, sepse vet e pashë, mu kujtua kur ne ishim në vitet 1995 / 1996, atëherë kur Kosova ishte e okupuar,kur u themelua Këshilli Republikan i Bujqësisë. Atëherë nga toka e Ferizajit, mirreshin deri në 7.000 kg. për hektarë. Dhe jo vetëm prodhimet e drithrave të bardha që prodhon kjo fushë, kjo tokë smonicë, pjellore e klasit të parë, e pasur me humus, por kjo tokë jep rendimente të larta edhe nga kultura industriale për vaj si: Kolzë të vajit, lule dielli etj. Ka dhe shumë karakteristika tjera që nuk mund të shkruen për një ditë e as....

Mesdita erdhi. Skender Haliti dhe Imri Musliu, në shoqërim ligjeronin për historin gjeografike të Ferizajit. Ferizaji është qyteti më " i ri " ndër qytetet e Kosoves. Aty te sheshi i heroit kombëtar " sheshi i Adem Jashari " ish kopsht i bukur.Pranë kopshtit, në veri - perëndimi më ra në sy sërish dhe dy kulte fetar afër njera tjetres.Xhamia dhe Kisha ortodokse. Pyeta ? Çfarë janë këto kështu.Edhe në juglindje Xhamia dhe Kisha, edhe në veri - perëndim po kështu ?

Është Xhamia e madhe e ndërtuar në vitin 1891. Në fillim ishte me një minare, nuk kishte kupolë dhe ishte shumë afër hekurudhës. Kishte hapësirë të gjërë deri në vitin 1937, kur autoritetet e mbretërisë SKS ( Jugosll.) ia zvogluan rolin, duke e detyruar Imamin e Xhamisë ta lëshoj një pjesë të tokës kishën ortodokse serbe te cilën e quajtën Sveti Urosh ( Shën Uroshi ) dhe në vendin ku më parë ishte mësonjëtorja u vendos këmbënorja. Këtu një " legjendë "  është: Nj? serb ish afër Xhamisë. Dhe,  " Imamit "  i thotë: " A banë ti la gurët këtu afër për një kohë të shkurtër ", " Imami " i Xhamisë nuk e refuzoi. Mirëpo serbi ato gurët nuk i largon. Kështu me pushtetin e mbretërisë nis të vendos themelin e kishës. Dhe nga ajo kohë Xhamia e kisha janë afër njera tjetrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test