Publikohen kontratat me operatorët ekonomik - Bota Sot
Publikohen kontratat me operatorët ekonomik

Ferizaj

E mërkurë, 15 gusht 2018

Publikohen kontratat me operatorët ekonomik

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:26
Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt, gjegjësisht zyra e Prokurimit, ka nisur publikimin e kontratave me operatorët ekonomik, për periudhën kohore janar – korrik 2018, periudhë kjo e qeverisjes së re. Këto kontrata në tërësinë e tyre publikohen për herë të parë nga komuna e Ferizajt, për dallim që deri më tani janë publikuar vetëm shpallja e tenderit dhe njoftimet për dhënien e tenderit.

“Kjo iniciativë është marr në kuadër të zotimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për transparencë komunale, transparencë të plotë në prokurim dhe qasje të pakufizuar për të gjithë të interesuarit, shoqërinë civile dhe qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës Ferizaj ka vendosur raporte pune me USAID-in lidhur me projektin për komuna transparente, e që si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përkrahjes së projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës janë të parapara edhe një varg veprimesh në dobi të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucionit të Komunës. Ferizaj, i bashkohet qyteteve kryesore të Kosovës, të cilët kanë bërë publike kontratat me operatorët ekonomik, e që si praktikë do të vazhdohet edhe në drejtime të tjera në plotësim të obligimeve ligjore dhe vullnetit institucional të qeverisjes së re për t’i ofruar qasje qytetarëve në dokumente publike dhe rritje të nivelit të transparencës komunale. Kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik mund t’i g jeni në linkun e bashkëngjitur.

Lista në këtë link: https://kk.rks-gov.net/ferizaj/category/prokurimi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test