Ferizaj publikon listën e lejeve ndërtimore - Bota Sot
Ferizaj publikon listën e lejeve ndërtimore

Ferizaj

E diel, 19 gusht 2018

Ferizaj publikon listën e lejeve ndërtimore

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:22
Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt ka publikuar listën e lejeve ndërtimore për objektet e larta të banimit kolektiv, të dhëna nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për periudhën 01 janar – 31 korrik 2018.

" Ky publikim është bërë pas një procesi verifikimi nga ana e punonjësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, të cilët kanë verifikuar lejet ndërtimore të dhëna gjatë kësaj periudhe kohore. Në këtë listë janë të përfshira lejet ndërtimore si dhe lejet e tjera si ato mjedisore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe kohore, qeverisja e re ka lëshuar vetëm 6 leje ndërtimore, të gjitha sipas standardeve të ndërtimit dhe ligjeve e akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë. Ky numër i lejeve të lëshuara është tregues se qeverisja e re, është e përgjegjshme, respekton procedurat dhe kriteret e ndërtimit në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit, në respektim të plotë të kërkesave të komunitetit të lagjeve, zonave të banimit”, thuhet në një komunikatë nga komuna  e Ferizajt.

Sipas komunës punimet që po kryhen në disa zona urbane për ndërtimin e objekteve të larta të banimit kolektiv, kryesisht në zonën qendër, jashtë standardeve dhe kritereve të ndërtimit janë ndërtime që po kryhen sipas lejeve të lëshuara në muajt e fundit të qeverisjes nga pushteti i kaluar dhe vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe ndërhyrjes së tyre varësisht nga kufizimet që parasheh leja ndërtimore. 

“Në këtë listë të publikuar të lejeve të ndërtimit është e përfshirë vetëm periudha Janar-Korrik 2018, ndërsa ditëve në vijim publikimit do t’i shtohen edhe vendimet e lejet përkatëse edhe për periudha të mëhershme deri në bërjen publike të të gjithë dokumentacionit që paraqet interes të publikut dhe transparencë komunale”, thuhet në komunikatë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test