Ferizaj ka bërë përgatitjet për “Ditët e Diasporës” - Bota Sot
Ferizaj ka bërë përgatitjet për “Ditët e Diasporës”

Ferizaj

E enjte, 20 shtator 2018

Ferizaj ka bërë përgatitjet për “Ditët e Diasporës”

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:48
Ferizaj ka bërë përgatitjet për “Ditët e Diasporës”

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka mbajtur sot mbledhjen me drejtorët e drejtorive komunale ku u diskutuan shumë pika me rëndësi për administrimin me sfidat dhe synimet e pushtetit lokal për projekte të ndryshme në interes qytetar.

Me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.

Ekzekutivi komunal është në përfundim të pikave që do t’i propozoj për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive komunale për aktivitetin e realizuar dhe planet afatshkurtra që synohen të realizohen.

Në këtë mbledhje u njoftua gjithashtu për përgatitjet që ka bërë qeverisja lokale për të mirëpritur mërgimtarët, me ç ‘rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se këtë vit është angazhuar me kapacitet të plotë gjithë mekanizmi komunal për të lehtësuar shërbimet e administratës ndaj bashkë atdhetarëve, janë bërë ndërhyrje edhe në rregullimin e trafikut rrugor si dhe në rritjen e kapacitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, pa lënë anash edhe aktivitetet kulturore-sportive që po organizohen në kuadër të “Ditët e Diasporës” dhe ndërhyrje të tjera me qëllim që të përballohet fluksi i shtuar i shërbimeve lokale në këtë sezon veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test