Ferizaj, nisin punimet në rrugën "Halil Alidemaj"

Ferizaj

Ferizaj, nisin punimet në rrugën "Halil Alidemaj"

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:45
Punimet në rrugën "Halil Alidemaj"

Komuna e Ferizajt bashkë me operatorin ekonomik të përzgjedhur për këtë projekt kanë filluar sot punimet për rregullimin e rrugës "Halil Alidemaj", e cila ndodhet në qendër të Ferizajt , por që është shoqëruar disa herë me telashe infrastrukturore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me rastin e fillimit të punimeve për kanalizimin atmosferik dhe fekal, funksionalizimin e ujësjellësit dhe asfaltimit të kësaj rruge tha se më në fund do të përfundojnë vuajtjet e këtyre banorëve të cilët i kanë adresuar shpesh ankesat e tyre ne qeverinë komunale.

Veç projektit për rrugën "Halil Alidemaj", kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, potencoi se do të ketë së shpejti fillim të punimeve edhe për realizim të projekte të tjera.

Ai ka ripërsëritur se vëmendje e veçantë do t'i kushtohet pjesës urbane të Ferizajt e cila ka mbetur e pa trajtuar drejtë deri më tani.

Sipas komunikatës, për shkak të punimeve në rrugën "Halil Alidemaj" do të ketë ndërprerje të shpeshta në komunikacion për të cilat është kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

Ndërsa gjatë ditës së diele është njoftuar se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të veturave përgjatë rrugës "Ahmet Kaçiku" për shkak të kyçjeve të cilat duhet të bëhen në këtë pjesë. Gjatësia e kësaj rruge është rreth 600m kurse kostoja e këtij projekti është rreth 200 mijë euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat