26-vjeçari nga Ferizaj ishte sulmuar edhe më parë nga i njëjti person

Ferizaj

26-vjeçari nga Ferizaj ishte sulmuar edhe më parë nga i njëjti person

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:56
Ferizaj

Një 26 vjeçar u mbyt me thikë në vendin e tij të punës në një lokal në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës. I ndjeri Elvedin Ibrahimi kishte pasur edhe më parë zënka me dy sulmuesit.

I ndjeri kishte pasur mosmarrëveshje me dy sulmuesit që janë arrestuar. Në këtë vend të premten rreth orës 22:30, u plagos dhe pastaj vdiq një 26 vjeçar në vendin e punës.

Elvedin Ibrahimi, i cili punonte si sigurim në këtë lokal në Ferizaj, u plagos për vdekje nga të dyshuarit D.SH, 29 vjecar dhe nga M.M, 22 vjecar.

E gjatë së dielës familja e tij po prisnin njerëz të cilit vinin për ngushëllime. Ata nuk ishin në gjendje të flasin për motivet e kësaj ngjarjeje.

Mirëpo disa qytetarë prapa kamerave, thanë se dy palët e përfshira, kanë qenë në konflikt prej vitesh. Ata treguan se mbrëmja e së premtes ishte shumë trishtuese.

Madje sipas tyre edhe Elvedini e kishte plagosur vrasësin e tij, kohë më parë.

Këtë e konfirmon edhe pronari i lokalit ku Elvedini u vra.

Fahri Bega thotë se kjo nuk është hera e parë që punëtori i tyre ishte sulmuar nga po të njëjtit persona.

“Ai ka qene sigurim është punëtor i joni i kontaktuar ka kontrate, në orar të punës, është rasti i dyte që te njëjtit persona që vijnë e sulmojnë .. është gjykata e prokuroria në rastin e pare çka ka ndodhe qysh ka vepruar ata nuk kane marre masa ata kane qene të lire prape kane ardhur dhe e kane sulmuar”.

Pronari i lokalit tha se nuk po punonin për shkak që kishin ditë zie. Sipas tij Elvedini ishte një djalë shumë i sjellshëm me të gjithë.

Bega tha se ishte ankuar në prokurori edhe para një viti kur Elvedini ishte sulmuar në vend të punës.

Krahas kësaj ai u shpreh se nuk ishte ndërmarrë asgjë. Se këta dy persona kanë pasur probleme edhe më parë, e konfirmon edhe   zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt tha se “nuk i kemi te dhënat pasi që deklaratat personat janë ende te lënduar por edhe prej deshmitareve dyshohet se te njëjtin kane pasur mosmarrëveshje edhe para një kohe te shkurtër janë takuar mbrëmë dhe ka filluar prape përleshja”..

Ibrahimi u varros në orën 16:00 gjatë ditës së shtunë, ndërsa Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat