Aliu: Bajrami festë të bekimit, solidaritetit, sakrificës dhe forcimit të besimit në Krijuesin

Ferizaj

Aliu: Bajrami festë të bekimit, solidaritetit, sakrificës dhe forcimit të besimit në Krijuesin

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:54
Agim Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe uroi festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe uroi festën e Fitër Bajramit.

Në festën e Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtorë komunal e zyrtarë partiak, paraditen e sotme kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj për të uruar festën e Fitër Bajramit, kreut të BIK në Ferizaj dhe përmes tyre gjithë besimtarëve myslimanë.

Kryetari i Ferizajt tha se kjo festë dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit, përveç që bashkuan sofrat dhe shtuan solidaritetin në mes njëri-tjetrit, bashkuan njerëzit në rrugën e forcimit të besimit në Krijuesin.

“Më lejoni që në këtë festë të bekimit, solidaritetit, sakrificës dhe forcimit të besimit në Krijuesin, t’iu uroj ju, kreun e Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe gjithë besimtarët myslimanë në ditën e Festës së Fitër Bajramit. Shëndeti dhe mbarësia qofshin me ju dhe familjet tuaja” u shpreh i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka uruar besimtarët myslimanë në Festën e Fitër Bajramit. “Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët e fesë myslimane. Zoti ua pastë pranuar agjërimin të gjithë agjëruesve si dhe uroj që këto ditë feste të kremtohen me solidaritet, humanizëm dhe mirëkuptim” tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat