“Ndihmo edhe Ti” bën me shtëpi shtatë familje skamnore

Ferizaj

“Ndihmo edhe Ti” bën me shtëpi shtatë familje skamnore

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Organizata “Ndihmo edhe Ti” ka filluar me ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Sipas organizatës, ndërtimi i shtëpive ka filluar për këto familje dhe tani punët kanë arritur në fazën përfundimtare.

Katër familje që po përfitojnë nga ndihma e Organizatës janë nga Komuna e Ferizajt, kurse 3 tjera nga regjioni i Prishtinës.  Fal njerëzve vullnet mirë, këto familje përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e banimit.

“Organizata “Ndihmo edhe TI”, falënderon ish- zyrtarët komunal të Ferizajt për bashkëpunim.  Po ashtu, i jemi mirënjohës të gjithë donatorëve të cilët kanë participuar për këto raste e që kanë shprehur vullnetin të mos bëhen publik emrat e tyre”, thuhet në njoftim.

Nga themelimi i saj organizata “Ndihmo edhe Ti” ka arritur të ndërtoj 21 shtëpi për familjet në nevojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat