Ankohen banorët e Ferizajt: Jeta jonë rrezikohet çdo ditë

Ferizaj

Ankohen banorët e Ferizajt: Jeta jonë rrezikohet çdo ditë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:40

Ndërtesa të larta, punëtorë e zhurmë, janë disa karakteristikat e çdo dite që i shoqërojnë një lagje të tërë. Ndërtimet në lagjen e re të Ferizajt, kanë lulëzuar në këtë anë, duke rrezikuar edhe jetën e shumë nxënësve që kalojnë çdo ditë nëpër këto rrugë.

E këtë gjë më së miri e shpjegon edhe vetë drejtori i gjimnazit.

Madje ai thotë që kjo mund të jetë rrezik edhe për nxënësit.

Shoqëria Civile e cila është më kritikja për këtë situatë thotë se pikat ndërtimore nuk po respektohen. Madje sipas tyre çdo qeveri e cila vjen në Ferizaj nuk arrin që të vendos një rregull në çështjen e ndërtimeve.

E për krejt këtë kaos infrastrukturorë të ndërtimit është i njoftuar edhe drejtori i urbanizmit në Komunën e Ferizajt.

Lulzim Aliu, drejtor i urbanizmit ka lënë fajtor ish qeverisjen për lejet e ndërtimit të cilat kanë sjell këtë gjendje qytetin më tatimpagues në vend.

Ai ka thënë se Ferizaji është në ndërtime e sipër dhe se nuk duhet pasur frikë nga to.

Kuvendi komunal ditë më parë në mbledhjen e rregullt, sipas propozimit të Kryetarit të Komunës ka marrë vendim për lejimin e pagesës së lejeve ndërtimore të kategorisë II (ndërtime të larta), me katër këste.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat