6 vjet e tetë muaj burg për tentim vrasje

Ferizaj

6 vjet e tetë muaj burg për tentim vrasje

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, shpalli aktgjykim me anë së cilit ka dënuar me katër vjet burg për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Të pandehurin P.H për veprën penale lëndim i lehtë trupor e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet.

Të pandehurin K.O për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë  muaj.

I pandehuri F.H akuzohet së në shtator të vitit  2017, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion në mes të të akuzuarit dhe të dëmtuarit P.B, kishin vazhduar me veturat e tyre nëpër magjistralen Ferizaj – Prishtinë, ishin ndalur në oborrin e një autosalloni, kanë dal nga veturat dhe fillon një fjalosje në mes të të akuzuarit dhe P.B, me ç’rast i akuzuari F ka shtënë dy herë nga revolja e tij, në drejtim të tokës, pastaj me automjetin e tij kyçet në magjistralen Prishtinë – Shkup dhe pas 50-60 metrash kthehet përsëri në drejtim të Prishtinës dhe me të arritur përball një autosalloni, ku përskaj rrugës ishin duke qëndruar të dëmtuarit A dhe P.B, T.B dhe A.A, i akuzuari F.T me dashje eventuale ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit A dhe P.B në atë mënyrë që nga dritarja e automjetit të tij që ishte në lëvizje me revole shkrep disa herë në drejtim tà « të dëmtuarve, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë,

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat