Mbyllen edhe 4 bastore e kazino në Ferizaj

Ferizaj

Mbyllen edhe 4 bastore e kazino në Ferizaj

Më: 31 maj 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Ekipi i inspektorëve komunal dhe anëtarë tjerë të Komisionit Komunal kanë vazhduar edhe sot vizitat në terren për të verifikuar zonat ku ushtrojnë veprimtarinë këto lokale përgjatë rrugws “Brahim Ademi”, “Ejup Statovci” dhe një në fshatin Greme.

Kontrolli ka rezultuar me mbylljen e 4 lokaleve, bastore dhe kazino të cilat nuk kanë përmbushur kushtin ligjor të respektimit të distancës ndërmjet tyre dhe objekteve të rëndësisë publike, mungesës së dokumentacionit sanitar, mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe kushteve tjera të parapara në ligjin përkatës në fuqi që rregullon veprimtarinë e lojërave të fatit.

 Ky aksion i shtrirë në shkallë të gjerë në gjithë territorin e Ferizajt po vazhdon në baza ditore në çdo hapësirë ku raportohet zhvillimi i kësaj veprimtarie.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat