Nisma në Ferizaj e lë AAK-në pa Kryetar Rinie

Ferizaj

Nisma në Ferizaj e lë AAK-në pa Kryetar Rinie

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:26
Mentor Ibishi dhe Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate Besnik Berisha

Se Nisma Socialdemokrate e Kosovës është njëra ndër partitë që po rreshtohen figura të partive të ndryshme çdo ditë anë e mban Kosovës, tregojnë më së miri edhe aderimet e fundit në këtë subjekt.

Ndërkaq, sot Nismës Socialdemokrate në Ferizaj zyrtarisht ju bashkua Mentor Ibishi kryetar i rinisë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Ferizaj.

“Duke marrë parasyshë gjendjen në degën e AAK-së Ferizaj, unë ndjehem i zhgnjyer, që i gjithë ky kontribut dhe mund u vë në shërbim të një grupi individësh. Duke parë shumë anashkalime, mosrespektim dhe mostrajtim të mirëfilltë ndaj meje si Kryetar dhe antarëve të rinisë unë dorhiqem nga posti i Kryetarit të rinjëve të AAK-së” thuhet në letrën e dorëheqjes së Mentor Ibishit.

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate Besnik Berisha dhe kryetari i të rinjëve të Nismës Socialdemokrate, Artan Tahiri i dëshiruan mirëseardhje duke theksuar se Nisma Socialdemokrate është subjekt që është i hapur për të gjitha profilet e sidomos të rinjtë.

“Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re në Nisma Socialdemokrate” thuhet në postimin e Mentor Ibishit në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë i tij ne facebook

Mentor Ibishi

2 orë · 

Po shkruaj për të njoftuar zyrtarisht dorheqjen time nga posti i Kryetarit të Aleancës së të Rinjëve të Kosovës, dega Ferizaj.

Duke marrë parasyshë gjendjen në degën e AAK-së Ferizaj, unë ndjehem i zhgnjyer, që i gjithë ky kontribut dhe mund u vë në shërbim të një grupi individësh.
Mos gadishmëria e vazhdushme e degës edhe më parë ka rezultua me dorheqje.

Duke parë shumë anashkalime, mosrespektim dhe mostrajtim të mirëfilltë ndaj meje si Kryetar dhe antarëve të rinis unë dorhiqem nga posti i Kryetarit të Ark-së

Me këtë rast falenderojë të gjithë antarët e rinisë për besimin dhe mbështetjen e pa kursyer deri më tani, vlersoj punën e secilit.
Ku jemi përballë me shumë sfida të cilat i kemi tejkaluar së bashku.

Nga sot zyrtarisht do jem pjesë e subjektit
Nisma Socialdemokrate.
Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re.

Me respekt
Mentor Ibishi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat