Mbyllen edhe disa lokale të natës në Ferizaj

Ferizaj

Mbyllen edhe disa lokale të natës në Ferizaj

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:46
Ferizaj

Inspektorati Komunal në Ferizaj bashkë me Njësinë Speciale dhe Njësinë Anti-Prostitucion të Policisë së Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe organe të tjera të sigurisë dhe drejtësisë kanë zhvilluar një aksion të gjerë për kontrollin e disa lokaleve të natës.

Në këtë aksion të ndërmarrë të premten e kaluar, për mungesë të kushteve minimale-teknike higjiene-sanitare, mungesës së librezës sanitare dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm janë mbyllur tri lokale përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj- Prishtinë.

Për të njëjtat arsye edhe gjatë ditës së sotme, Inspektorati Komunal ka mbyllur edhe tri lokale të tjera përballë SHFMU “Tefik Çanga”.

Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, në përmbushje të zotimit të kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregullin dhe ligjin duke mbrojtur shoqërinë nga dukuritë negative që kërcënojnë shëndetin dhe sigurinë publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat