Kryetari Aliu priti organizatorët e Mural Fest

Ferizaj

Kryetari Aliu priti organizatorët e Mural Fest

Nga: A.M. Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari  i komunës Naim Ferati si dhe drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati Shabani kanë pritur së bashku në një takim organizatorët e Festivalit Ndërkombëtare të Muraleve në Ferizaj.

Në këtë takim, kryetari Aliu  ka falënderuar organizatorët për punën e shkëlqyer dhe angazhimin për t’i dhënë pamje më të bukur qytetit tonë, duke realizuar murale që në gjenezën e tyre kanë historikun dhe identitetin e qytetit tonë, qytet i identifikuar me murale.

Ndërsa, e drejtoresha e këtij festivali, Lebibe Topalli Shabani ka falënderuar Aliun për mbështetjen direkte dhënë këtij festivali dhe gjithë organizimet tjera për të cilat zyrtarët komunal i janë gjendur pranë.

Kurse, në anën tjetër edhe pjesëmarrësit në këtë festival, artistë nga Franca, Zvicra dhe vende të tjera të Europës dhe më gjerë dhanë vlerësimet e tyre për festivalin, duke u shprehur të kënaqur me punën që është realizuar dhe mikpritjen që i bën institucioni i Komunës dhe qytetarët ferizajas.

Fare në fund, organizatorët e këtij festivali patën edhe dhurata për kreun e komunës, punime këto të realizuara në koloninë artisitike që është realizuar në kuadër të këtij festivali.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat