Ferizaj përfiton 25 milionë euro për ujërat e zeza

Ferizaj

Ferizaj përfiton 25 milionë euro për ujërat e zeza

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:38
Valdrin Lluka dhe Agim Aliu

Qeveria lokale e Ferizajt sot ka marr zotimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili gjatë vizitës që i bëri sot komunës ka premtuar se brenda pak javësh do të fillojë të zbatohet një projekt madhor për trajtimin e ujërave të zeza.

Kryetari i komunës Agim Aliu, ka thënë se ministri Lluka është në Ferizaj për të dëshmuar edhe një herë se Qeveria e Kosovës, është jashtëzakonisht mbështetëse ndaj projekteve, ndaj qytetarëve të këtij lokaliteti.

“U dakorduam që të shtyjmë përpara çështjen e trajtimit të ujërave të zeza, sepse tashmë e dimë që projekte të tilla janë zhvilluar nëpër komuna të tjera të Kosovës, dhe ne u dakorduam që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të mbështesë projektin që më në fund do të bëhet trajtimi i ujërave të zeza edhe sa i përket Komunës se Ferizajt”, tha Aliu.

Ministri Lluka u zotua se do të ofrohet gjithë përkrahja e nevojshme për realizimin e këtij projekti të shumëpritur.

“Pra është trajtimi i ujërave të zeza për Ferizajn, është një projekt prej 25 milionë eurosh që do të kushtoj dhe do të financohet nga fondet e huaja dhe përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku do të ketë një kontribut edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, por edhe komuna. Ne presim që shumë shpejt pritet të fillojë ky projekt që si afat e kemi dhënë deri në fund të muajit qershor, por mund të filloj edhe me parë”, ka thënë ministri Lluka.

Në këtë takim u diskutua edhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike, gjegjësisht qasjes së qeverisë lokale dhe nivelit qendror për modernizimin e tyre dhe rritjen e efikasitetit të punës së këtyre ndërmarrjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat