“Jepjani notën atyre që ua keni dhënë votën”

Ferizaj

“Jepjani notën atyre që ua keni dhënë votën”

Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:18
Aktiviteti

FRO-05, ditën e hënë, më datën  23.04.2018 FRO-05, ka realizuar anketat me qytetarët e komunës së Ferizajt, të titulluar “Jepjani notën atyre që ua keni dhënë votën”.

Me këtë rast, aktivistët e FRO-05, kanë vendosur kutin e  notimit, në të cilën qytetarët e Ferizajt kanë notuar dhe  vlerësuar punën e Komunës së Ferizajt gjatë 100 ditëshit.

Vendnotimi ka qen i hapur që nga  ora 10:00 deri në ora 14:00. Pas kësaj, zyrtarët e FRO-05, përmes një konference për shtyp, do të publikojnë rezultatet e notave.

FRO-05, ka falenderuar qytetarët e komunws sw Ferizajt dhe në të njejtën kohë  ju ka krkuar që të bëjnë një vlerësim real, objektiv, apolitik dhe të paanshëm duke respektuar normat etike dhe duke vlerësuar punën e drejtorive në aspekt të mbrojtjes së interesave të qytetarëve

Vlerëismin qytetarët e kanë  dhënë duke notuar kryetarin e komunës dhe drejtorët komunal me notën prej 1 deri në 5 (1 më e dobëta dhe 5 më e larta).

FRO-05, tani përmes kësaj ankete/votimi publik ka nxjerr rezulatet finale, konkretisht vlerësimet e qytetarëve të komunës së Ferizajt për punën e Ekzekutivit Komunal në Ferizajt për 100 ditë.

Në këtë anketë, qytetarët kanë pasur mundësin  që të vlerësojnë  punën e qeveris lokale të Ferizajt përmes notimit të punës së kryetarit të komunës dhe drejtorive në komunën e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat