Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunal të Ferizajt

Ferizaj

Mbahet mbledhja e ekzekutivit komunal të Ferizajt

Më: 12 mars 2018 Në ora: 13:56
Foto nga takimi

Sot është mbajtur mbledhja e ekzekutivit komunal, me ç ‘rast u diskutua për përgatitjet e pikave që do të propozohen në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, aktivitetet e planifikuara për t’u zhvilluar këtë javë si dhe çështje të tjera që përfshijnë aktivitetin e përditshëm të drejtorive komunale.

 

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, njoftoi këshillin e drejtorëve për aktivitetet që planifikohen të organizohen këtë javë si dhe kërkoi nga këta të fundit që në një afat të shpejtë të bëjnë gati pikat për propozim në seancën e Kuvendit Komunal.

 

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, lidhur me problemin e shtimit ditëve të fundit të numrit të qenve endacak, njoftoi se ekipet profesioniste në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në baza ditore po angazhohen për tejkalimin e kësaj situate, duke shtuar se apelon tek qytetarët të njoftojnë rastet ku hasin mjete transportuese që bartin qentë endacak nga komuna tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat