Aliu: Pastrimi i rrugëve dhe garantimi i lëvizjes së qytetarëve është obligimi ynë - Bota Sot
Aliu: Pastrimi i rrugëve dhe garantimi i lëvizjes së qytetarëve është obligimi ynë

Ferizaj

E martë, 25 shtator 2018

Aliu: Pastrimi i rrugëve dhe garantimi i lëvizjes së qytetarëve është obligimi ynë

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 21:32
Pastrimi i rrugëve në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka theksuar se pastrimi i rrugëve nga bora dhe garantimi i lëvizjes pa pengesa të qytetarëve, është obligim.

“Pastrimi i rrugëve nga bora dhe garantimi i lëvizjes pa pengesa të qytetarëve është obligimi ynë.

Falënderoj të gjitha kompanitë për angazhimin.

Pamje nga rruga ‘Rexhep Bislimi’”, ka shkruar Aliu në Facebook, ndërsa shkrimit ia ka bashkangjitur një video me pamje nga puna që po zhvillohet në pastrimin e rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test