Hasani, i gatshëm për çdo qytetarë dhe biznese, të ju ofroj ndihmë për shqetësimet që kanë - Bota Sot
Hasani, i gatshëm për çdo qytetarë dhe biznese, të ju ofroj ndihmë për shqetësimet që kanë

Ferizaj

E mërkurë, 26 shtator 2018

Hasani, i gatshëm për çdo qytetarë dhe biznese, të ju ofroj ndihmë për shqetësimet që kanë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:40
Bajram Hasani

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot takoj ministrin e Ministries së Tregtisë dhe Industrisë z. Bajram Hasani dhe sfatin e tij.

Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET-it falenderon ministrin z. Hasani për bashkëpunimin dhe për marrjen parasysh të kërkesave të adresuara dhe shqyrtimin e tyre. z. Gashi thekësoj se kjo ministri ka treguar progres të madh duke dhënë mundësi prodhuesve  vendor, e duke ju krijuar edhe infrastrukturë ligjore, e administrative bizneseve vendore.

AVONET ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen në krye të ministri z. Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i favorshëm si për OJQ ashtu edhe perpronaret e bizneseve.

Ministri z. Bajram Hasani theksoi se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janëkrijuar kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimii e kushteve për prodhuesit vendorë,marrja e masave mrojtëse, veçanarisht  për miell dhe materiale ndërtimore(blloka).

 Z. Hasani, kërkoj që për çdo shqetësim që mund të kenë si nga shoqëria civile, bizneset, e poashtu edhe nga qytetarët të dejtohen në këtë Ministri ku  do të shqyrtohen të gjitha çështjet. U bë e ditur se Ministria ka vënë edhe disa  numra kontaktues ku gjatë  24 orëve mund të adresohet çdo shqetësim apo problem që hasin qytetarët në fushat që janë kompetencë e kësaj Ministrie.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test