Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurve J.L dhe J.L1, të akuzuar për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, dënoi të pandehurin J.L me tre vjet burg dhe 15 mijë euro gjobë, ndërsa i pandehuri J.L1, u dënua me 2 vjet e gjysmë dhe 10.000 euro gjobë.
Të pandehurit obligohen që në afat prej 30 ditëve, pasi aktgjykimi të marr formën e prerë, palës së dëmtuar Buxhetit të Kosovës, t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në vlerë prej 274.362.36 euro.
Të pandehurit akuzohen se nga viti 2005-2010, në bashkëkryerje kanë bërë pastrimin e parave të fituara, duke keqpërdorur autorizimet ne ekonomi, ashtu që kanë bërë tregti brenda dhe jashtë territorit të Kosovës për blerje nga Kina.
Shuma e mjeteve të transferuara pa import të mallit kap vlerën e 1.739.362.66 euro, për të cilat nuk është justifikuar prejardhja e parave të transferuara jashtë vendit e që në rastin konkret janë munduar të fshehin apo maskojnë natyrën apo burimin e vërtet të kësaj pasurie që për të pandehurit kap shumën totale prej 274.362.36 euro që nënkupton shumën e parave të shpëlarja.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.