Nënshkruhet kontrata, Ferizaj do të bëhet me spital

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata, Ferizaj do të bëhet me spital

Më: 25 janar 2018 Në ora: 14:40
Uran Ismaili ka nënshkruar sot kontratën për Spitalin e Ferizajt

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot kontratën për Spitalin e Ferizajt, e cila i hap rrugë fillimit të punimeve për ndërtimin e këtij spitali që është zvarritur tani e disa vite.

Ai tha se nënshkrimi i kësaj kontrate është një lajm i mirë për qytetarët e Ferizajt, të cilëve u ka munguar një spital i denjë ku ata do të merrnin shërbimet profesionale, të cilat i meritojnë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për qytetin e Ferizajt dhe qytetarët e tij. Atyre u ka munguar një spital për shumë vite. Unë iu pata premtuar qytetarëve të Ferizajt që posa ta marr detyrën do ta shtyj përpara këtë proces, dhe sot kjo u bë realitet”, ka thënë ministri Ismaili.

Nënshkrimi i kësaj kontrate tashmë u hap rrugë punimeve për ndërtimin e spitalit, i cili pritet të përfundojë brenda tri vjetëve.

“Ky projekt është paraparë të përfundojë brenda tri vjetëve, pra brenda këtij mandati qeverisës. Kurse, unë do të jem garantues i respektimit të afateve ligjore, pasi që ky projekt mjaft është zvarritur”, ka përfunduar ministri Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat