Safete Tolaj dhe djali i saj deklarohen të pafajshëm

Ferizaj

Safete Tolaj dhe djali i saj deklarohen të pafajshëm

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:34
Pamje nga gjykata

Ish-gjyqtarja dhe ish-përgjegjësja e Gjykatës në Deçan Safete Tolaj bashkë me djalin e saj janë deklaruar të pafajshëm.

Në Gjykatën e Ferizajt nisi gjykimi ndaj ish-gjyqtares Safete Tolaj dhe djalit të saj Fisnik Tolajt.

Safete e Fisnik Tolaj u deklaruan të pafajshëm.

“Në asnjë nga pikat e aktakuzës nuk e konsideroj veten fajtore”, tha Safete Tolaj.

Edhe djali i saj Fisniku deklaroi se e ka “kuptuar në tërësi aktakuzën dhe nuk e pranoj fajësinë për veprën penale të cilën ngarkohem”.

Edhe Granit Shehu, i akuzuari tjetër në këtë proces u deklarua i pafajshëm.

Para se prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj ta lexonte aktakuzën, avokati i Safete Tolajt u ankua për provat. Tha se disa nga CD-të nuk dëgjohen dhe nuk hapen.

Tolaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa bashkë me djalin e saj Fisnik Tolajn u  shoqëruan nga policia më 13 janar të këtij pas gjetjeve të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, nën dyshimin se për të përshpejtuar një lëndë, Fisnik Tolaj kishte kërkuar para.

Pak ditë pas hulumtimit në “Drejtësia në Kosovë”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e suspendoi Safete Tolajn nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjykatës në Deçan.

Në hulumtimin e Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamje të marrjes së mitos nga djali i gjykatëses Tolaj.

Kallxo në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rastin e Safete Tolajt dhe djalit të saj.

Safete Tolajt, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa djali i saj gjendet në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat