Porosia interesante e deputetit të Kuvendit: Votoni, e mos kukatni 4 vite!

Ferizaj

Porosia interesante e deputetit të Kuvendit: Votoni, e mos kukatni 4 vite!

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:56
Danush Ademi

Kryetari i PDAK, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi ka votuar në njërin prej shkollave të Ferizajt.

Ai ka apeluar gjithë qytetarët të votojnë dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre.  Madje, Ademi ka thënë se ata që nuk votojnë, mos të ‘kukasin’ katër vitet e ardhshme.

“Ftojmë te gjithë qytetaret te dalin dhe te kryejnë obligimin qytetar te hedhin Votën për kryetarin e komunës / ata qe nuk dalin te votojnë nuk kanë te drejt 4 vite me akuzu dhe ka te shkojnë me Kukat kukuku por sot e keni te drejten te zgjidhni kryetarin e Komunes”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, në komunën e Ferizajt në garën e balotazhit janë duke u përballur Muharrem Sfarqa i LDK-së si dhe Agim Aliu i PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat