AKR mbështet vendimin e degës në Ferizaj për lidhjen e koalicionit me LDK-në

Ferizaj

AKR mbështet vendimin e degës në Ferizaj për lidhjen e koalicionit me LDK-në

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 19:37
Labinot Tahiri dhe Behgjet Pacolli

AKR në qendër përmes një njoftimi për media ka shprehur mbështetjen për vendimin e Kryesisë së Degës në Ferizaj për lidhjen e koalicionit në balotazhin e 19 nëntorit.

“AKR gjithmonë ka funksionuar sipas parimeve liberale demokratike dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionojë kështu. Ndoshta këtë shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë por vendimet e AKR-së merren nga baza, gjegjësisht nga kryesitë e degëve. Kryesia qendrore e AKR-së e respekton këtë vullnet të degëve fuqishëm. Dega e AKR-së në Ferizaj ka lidhur koalicion me LDK në Ferizaj dhe ne e mbështesim fuqishëm vullnetin e degës, ashtu siç mbështeten edhe koalicionet tjera nëpër Kosovë”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

AKR thekson se në Ferizaj është e qartë se dega e atij qyteti është themeluar dhe vazhdon të funksionojë në bazë të parimeve liberale demokratike.

“Vendimet e kryetarit të degës z. Labinot Tahiri janë vendime që duhet të implementohen”, theksohet në fund të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat