Grafit për Astrit Deharin në ndërtesën e Komunës

Ferizaj

Grafit për Astrit Deharin në ndërtesën e Komunës

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 17:26
Grafiti në murin e ndërtesës së Komunës së Ferizajt

Një grafit kushtuar 10-mujorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është shkruar në murin e ndërtesës së Komunës së Ferizajt nga persona të panjohur.

“Rezistenca vetëm se do të rritet”, “Astrit Dehari 10 muaj”, është shkruar në mur sipas fotografive që në KALLXO.com i ka dërguar një qytetar.

Sipas qytetarit ky mbishkrim është që nga dita e djeshme.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq më 5 nëntor të vitit të kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor 2016 përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat