Dardan Sejdiu i VV me post te rëndësishëm në VV të Ferizajt

Ferizaj

Dardan Sejdiu i VV me post te rëndësishëm në VV të Ferizajt

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 17:04
Dardan Sejdiu

Në një konferencë për shtyp sot të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja sot u bë e ditur se tash e tutje ish anëtarja e AAK asambleistja në Kuvendin Komunal të Ferizaj, Abetare Kurti nga sotdo të jetë pjesë e VV-së.

Me këtë rast u tha se kalimi ka të bëjë me parimet dhe qëndrimet që i ka Albin Kurti e të cilat i ka gjetur në VV, se duhet punuar për të gjithë dhe jo vetëm për një grup të interesit.

Pos Abetare Kurtit pjesë e VV sot u bënë edhe Arjeta Maliqi e Adnan Selmani.

Në këtë konferencë u bë e ditur se Dardan Sejdiu nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt pasi që ligjërisht nuk e ka këtë të drejtë, por që ai është caktuar koordinator në Ferizaj për fitore në zgjedhjet e 22 tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat