Dënohet Granit Paçarizi

Ferizaj

Dënohet Granit Paçarizi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:39
Granit Paçarizi

Granit Paçarizi është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka shqiptuar Granit Paçarizit dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.

Paçarizi akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti i Paçarizit lidhej me përleshjen në ëmbëltoren “Te Jupa” në Prizren  më 6 korrik 2013 gjatë së cilës u përdorën edhe armët, ndërsa pati edhe të plagosur.

Paçarizi në dëshminë e tij të dhënë gjatë korrikut kishte mohuar se gjuajti ndaj atyre që e sulmuan, duke ia lënë fajin për të shtënat nipit të tij Xhevat Mulaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat