Glauk Konjufca nga Ferizaji: Ne jemi drita në fund të tunelit

Ferizaj

Glauk Konjufca nga Ferizaji: Ne jemi drita në fund të tunelit

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 13:25
Glauk Konjufca

Gjatë tubimit në Ferizaj, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

“Si sot më kujtohet vera e 99 këtu në Ferizaj, Kosova e çliruar nga okupimi serb, qindra të larguar po ktheheshin në qytet. E kishin besimin, entuziazmin, optimizmin, shpresën, përkushtimin dhe krenarinë. Po sot pas 18 vjetëve?! Matrapazët e pas luftës ia kanë vra këtij populli shpresën dhe të ardhmen”, tha Konjufca para qytetarëve të Ferizajit.

Megjithatë ai tha se sheh një dritë në fund të tunelit, e ajo është Vetëvendosje.

“Vetëvendosje do t’ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t’ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik”, premtoi Konjufca në Ferizaj.

Konjufca po ashtu shtoi se garancia e fitores së VV-së janë aktivistët që angazhohen pa u lodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat