Kuvendi i Ferizajt të premten mori vendim që rruga “Tony Blair” të shndërrohet në sheshin me emrin e ish-kryeministrit britanik, sipas peticionit të qytetarëve organizuar nga Këshilli për emërtimin e sheshit dhe ngritjes së shtatores së Tony Blair në Ferizaj dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për inovacione – iFOK.
Në këtë mënyrë, ferizajasit e nderuan mikun e madh të popullit shqiptar, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ndërsa mbetet që në të ardhmen e afërm të ngritet edhe shtatorja, apo busti i tij.