Lagjja e harruar nga pushteti komunal

Ferizaj

Lagjja e harruar nga pushteti komunal

Më: 19 prill 2017 Në ora: 22:11
Rruga "Riza Bllaca” në Ferizaj

Një qytetar që banon në rrugën "Riza Bllaca” në Ferizaj, ka shkruar se që 18 vite të përfundimit të luftës, banorët e kësaj lagjeje përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore, kurse kryetari i komunës, Muharrem Sfarqa, ua ka shtruar rrugën lagjes tjetër ku ka miqtë e tij (familja e gruas së tij).

Shkrimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje, jam nje qytetar nga Ferizaj ne rrugen "Riza Bllaca”. Arsyeja pse po ju shkruaj eshte se kemi problem me ifrastrukturen rrugore qe 18 vite pas luftes. Problemi eshte me i madh kur ne lagjen "Fehmi Lladrovci" lagje e cila lidhet me lagjen ton aty po rregullohet rruga per arsye se ne at lagje banojn familjaret e kryetarit Muharrem Sfarqa (me saktesisht familja e bashkeshortes se kryetarit). Ne kete gjendje kemi mbetur shum keq ,nga shtepia eshte e pamundur te dilet ne kembe nga balta. Kemi kerkuar shum here ndihme ne komun po as qe jemi perfillur ndonjehere dhe nuk pata mundsi tjera pos te jua paraqes ket problem juve. Ju lus qe te na ndihmoni dhe ti postoni kete foto ne faqen tuaj. Faleminderit

Image
Rruga "Riza Bllaca” në Ferizaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat