Haradinaj: Edhe Ferizaj po përgatitet për ndryshimin e shumëpritur

Ferizaj

Haradinaj: Edhe Ferizaj po përgatitet për ndryshimin e shumëpritur

Më: 9 prill 2017 Në ora: 20:27
Daut Haradinaj në Ferizaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ka ardhur koha që edhe Ferizaj të përgatitet për ndryshimin e shumëpritur.

Haradinaj, këto komente i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se sot në Nerodime të Ferizajt, janë anëtarësuar shumë persona në degën e AAK-së.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot në Nerodime të Ferizajt ishte një anëtarësim i madh i qytetarëve në AAK e kësaj dege ku nën udhëheqjen e Xhavit Zariqit duket se edhe kjo pjesë e Kosovës po përgatitet për ndryshimin e shumë pritur.

Mirënjohje dhe respekt gjithë atyre që sot ju bashkuan AAK-së.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat