Arrestohet mashtruesi i vizave në Ferizaj

Ferizaj

Arrestohet mashtruesi i vizave në Ferizaj

Më: 1 prill 2017 Në ora: 09:46
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar  disa qytetar duke u premtuar viza pune ne Gjermani. 

Me urdhër te gjykatës kompetente është bastisur banesa e te dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tej, raportohet se me urdhër te prokurorit i dyshuari për vizat e Evropës është dërguar prapa grilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat