Ministri Hoti vizitoi Zyrën rajonale të ATK-së në Ferizaj

Ferizaj

Ministri Hoti vizitoi Zyrën rajonale të ATK-së në Ferizaj

Më: 9 mars 2017 Në ora: 17:57
Takimi i ministrit Hoti me menaxherin Jakupi

Ministri i Financave, Avdullah Hoti vizitoi të enjten Zyrën rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizajt, ku u prit nga Menaxheri i Zyrës rajonale të ATK-së në Ferizaj Avdi Jakupi, me të cilin biseduan për reformat në ATK, të hyrat tatimore në këtë komunë, shërbimet për tatimpagues dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për Pakon fiskale 2.0, si dhe për përgatitjet e Administratës Tatimore të Kosovës për edukimin dhe informimin e tatimpagueseve sa i përket implementimit të kësaj pako në të ardhmen, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat