Missioni OST-WEST edhe në Ferizaj

Ferizaj

Missioni OST-WEST edhe në Ferizaj

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:18
Missioni OST-WEST

Organizata humanitare MOW, sot gjatë një takimi me qytetarët e Ferizajt, sot bëri prezantimin e programit dhe njëkohësisht hapi edhe zyrat e saj në këtë qytet.

Valon Blakaj, drejtor i këtij misioni, ritheksoi përkushtimin e kësaj organizate ndaj familjeve të margjinalizuara dhe pa përkujdesje shëndetësore.

“Të ekzistoj një shpirt humanizmi ndërmjet qytetarëve, dhe të solidarizohemi me familjet e margjinalizuara dhe që janë pa përkujdesje shëndetësore dhe sociale”, u shpreh Blakaj.

MOW, si organizatë është themeluar më 1988 nga Gerhard Jan Rötting dhe ushtron veprimtarin humanitare në Ukraine, Rumani, Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo organizatë është në kuadër të “Mission Ost-West” dhe numëron nën përkujdesjen dhe patronazhin e saj rreth 75 familje në territorin e Republikës së Kosovës.

Koordinator për Ferizaj dhe Kaçanik këtij misioni është Fisnik Abedini, ndërkaq asistent i tij u zgjodh Artan Tahiri. Zyrat e saj gjenden edhe në Istog, Prishtinë, Ferizaj dhe Kaçanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat