Rruga Ferizaj-Hani i Elezit e kalueshme vetëm për automjetet e vogla

Ferizaj

Rruga Ferizaj-Hani i Elezit e kalueshme vetëm për automjetet e vogla

Më: 7 janar 2017 Në ora: 17:41
Ferizaj-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë, pasi ishte bllokuar nga bora që ka rënë ditëve të fundit.

“Pas punës së pa ndërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve në qarkullim të plotë, është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla. Ndërsa, për automjetet e rënda rruga  ende është e pakalueshme. Lidhur me lirimin edhe për automjetet e rënda do t'ju njoftojmë me kohë.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t'u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve, por edhe kushteve aktuale atmosferike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat