Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj

Ferizaj

Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 15:37
Ferizaj

Të martën edhe bërë asfaltimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj.

Për të parë nga afër punimet që po bëheshin në këtë rrugë., doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi dhe drejtoresha e financave Lirije Syla.

Me këtë rast u theksua se asfaltimi i kësaj rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit.

Image

 “Është projekt i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve për shkak se këtu ka pasur gjithçka tjetër , por jo ndonjë rrugë që ka mundur t’i gjasojë rrugës. Kemi intervenuar  në zgjerimin e rrugës,  e cila ka qenë jashtëzakonisht shumë e ngushtë,  dhe unë u jam mirënjohës dhe falënderues qytetarëve të këtij lokaliteti që kanë qenë shumë tolerant dhe kanë ndihmuar komunën në realizimin e këtij projekti”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt, janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve me rëndësi jetike, si nga investimet kapitale, por edhe nga ministritë të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Image

“Është e rëndësishme që ne po përmbyllim investimet kapitale të buxhetit të komunës së Ferizajt në shumën rreth 8 milion euro, por ne kemi përfituar edhe projekte të shumta nga ministritë të ndryshme që kapin shuma me tepër se sa ka pasur komuna  e Ferizajt. Po ashtu kemi përfituar edhe projekte edhe nga Bashkimi Evropian”, ka potencuar kryetari Svarqa.

Image

 

Nga ana tjetër edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se tash e tutje do të kenë shumë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugës “Luigj Gurakuqi”, është realizuar nga mjetet e buxhetit komunal dhe ka kushtuar mbi 80 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është mbi një kilometër dhe ka dy shtresa të asfaltit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat