Shtatë vjet e gjysmë burg për trafikim droge të akuzuarit në Ferizaj

Ferizaj

Shtatë vjet e gjysmë burg për trafikim droge të akuzuarit në Ferizaj

Nga: Bota Sot Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 11:25
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burg të akuzuarin G.R për trafikim të narkotikëve.

I akuzuari është dënuar edhe me dënim me gjobë prej 25 mijë eurove.

Sipas vendimit të Gjykatës G.R,  është gjetur fajtor sepse gjatë vitit 2010 në bashkëpunim me pesë të pandehur të tjerë të gjykuar, duke vepruar si grup kriminal i strukturuar dhe organizuar, me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, kanë kryer krim të rëndë,  ofrimit të shitjes për shitje dhe transportim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm.

"Sipas gjyqtarit G.R i ka organizuar të gjitha veprimet e këtij grupi, ashtu që të gjykuarit I.K i ka dhënë veturën e tij që nga shteti i Zvicrës të shkoj në Kosovë me qëllim të blerjes së 7.5 kilogramë narkotik të llojit heroinë dhe pastaj të njëjtën ta transportojë në shtetin zviceran, Pas blerjes së kësaj substance narkotike i pandehuri I.K i gjykuar, e ka marr veturën me heroinë dhe është nisur në drejtim të Zvicrës tek i pandehuri G.R, por në Malishevë është ndalur nga policia me ç’rast pas kontrollimit nga ana e tyre është gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike e llojit heroinë në sasinë e lartshënuar", thuhet në komunikatën e Gjykatës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat