Gjeneral Ilmi Ilazi i bashkohet PDK-së

Ferizaj

Gjeneral Ilmi Ilazi i bashkohet PDK-së

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 16:42
Gjenerali në pension Ilmi Ilazi i bashkohet PDK-së

Gjatë një konferencë të mbajtur sot në Ferizaj, Partisë Demokratike të Kosovës i janë bashkuar një numër i qytetarëve të prirë nga gjenerali në pension Ilmi Ilazi.

Kryetari i degës së PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu tha se kjo ditë dëshmon që kjo qeverisje duhet të shkojë dhe se është koha e kthesës dhe rivlerësimit të këtyre vlerave. Aderimin e ish gjeneralit Imri Ilazi, Aliu e cilësoi si moment të veçantë për PDK-në.

Aliu: Sot po na bashkëngjitet një bashkëveprimtar i vjetër i yni

“Kemi dëshmuar se qytetarët e Ferizajt meritojnë një qeverisje tjetër, se ky pushtet dhe kjo qeverisje duhet të shkojë. Konsiderojmë se është koha dhe momenti i duhur dhe është refleksion qytetar se është koha e kthesës dhe koha e vlerësimit të këtyre vlerave. Partia Demokratike e Kosovës deri në momentin e fitores, i cili do të vijë tash një vit do të vazhdojë me këto punë dhe do të vazhdojë me këto angazhime që të luajë këtë rol konstruktiv me këto vlera që ka, por njëkohësisht sot jemi për të shpalosu një fazë të re, është një moment i veçantë për degën e Partisë Demokratike. Sot po i bashkëngjitet një bashkëveprimtar i vjetër i yni, me bashkëpunëtorët e tij dhe miqtë e tij, miku dhe bashkëluftëtari ynë gjeneral Ilmi Ilazi” , tha Aliu.

Ndërsa Bajrush Xhemajli, i cili është edhe nënkryetar organizativ i qendrës së PDK-së, aderimet që u bën sot i cilësoi si një ditë fatlume për PDK-në, si dhe shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka hapësirë për të gjithë që duan t’i bashkëngjiten.

Xhemajli: Ky aderim tregon stabilitet në Partinë Demokratike të Kosovës

“Është një ditë e shënuar për Partinë Demokratike të Kosovës, për faktin se ardhje e z. Ilazit bashkë me strukturën që përfaqëson këtu dhe natyrisht edhe anëtarësisë tjetër, do të thotë shumë për Partinë Demokratike, sepse tregon stabilitet të Partisë Demokratike të Kosovës, tregon që Partia Demokratike ka hapësirë për gjithë ata që duan të vijnë. Neve na vjen mirë që kanë zgjedhur subjektin tonë që të vijnë këtu”, tha Xhemajli.

Ndërkohë ImriI lazi, ish gjenerali i pensionuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, tha se arsyeja e aderimit të tij, është e kaluara që e ndërlidh atë me Partinë Demokratike të Kosovës si dhe dëshira për të dhënë kontributin e tij për ndërtimin e së ardhmes në Republikën e Kosovës.

Ilazi: Me PDK-në na lidh e kaluara dhe e ardhmja

“Që sot ne ju kemi bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Arsyeja dhe alternativa më e mirë për neve ka qenë dhe është Partia Demokratike e Kosovës, sepse u përmend edhe nga parafolësit këtu dhe miqtë, neve na lidh e kaluara, na lidhin vitet 80-ta, 90-ta, na lidh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, na lidhin plagët dhe sakrifica. Na lidh edhe paslufta për ndërtimin e institucioneve për shtet formimin e pavarësisë dhe rrjedhimisht na lidh obligimi dhe përgjegjësia që edhe më tutje ne kemi dhe duhet të jemi në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Ilazi.

Ilmi Reçica, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, tha se ky aderim është në interesin e qytetit tonë, është interes i shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij kudo që kanë vepruar kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, si në aspektin ekonomik dhe politik, po ashtu edhe në atë të komunikimit njerëzor. Reçica e cilësoi aderuesin IlmiI lazisi një njeri me virtyte të veçanta dhe një njeri qëka shumë për të ofruar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat