Në Ferizaj shkollat janë mbingarkuar me nxënës

Ferizaj

Në Ferizaj shkollat janë mbingarkuar me nxënës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 20:40
Pamje nga video

Vend për ulëse të reja në klasë nuk ka, e as ato ekzistueset nuk po mjaftojnë për nxënësit.

Situatë e njëjtë është në të gjitha klasat e dhjeta të Gjimnazit Natyror Shaban Hashani, në Ferizaj.

Krejt kjo si pasoj e mbingarkesës së tyre më numër të madh të nxënësve.

Numri kaq i madh i fëmijëve nëpër këto klasa nuk ishte që nga fillimi i vitit shkollor. Në to ishin vetëm nga 32 nxënës, aq sa parashihet me norma të Ministrisë së Arsimit.

Por, gjithçka ndryshoj pas një vendimi të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë për pranimin e më shumë nxënësve, me çka edhe u shkel ligji.

Zgjidhje për këtë problem premtoi Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili. Ai përmes telefonit i tha Klanit se brenda javës do të hapën paralele të reja, pasi që kërkesat për regjistrim janë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat