Ferizaj shënon sot Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së

Ferizaj

Ferizaj shënon sot Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 07:07
Ferizaj

Me rastin e 28 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Ferizajt ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Feratit, që ky manifestim të jetë sa më madhështor, janë paraparë edhe aktivitete për këtë ditë.

“Ky organizim mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Muharrem Svarqa, i cili organizim këtë vit ka edhe aktivitete të veçanta, duke u bazuar nga aktivitetet e vitit të shkuar”, ka thënë Ferati, ndërsa ka shpalosur edhe agjendën për ditën e dëshmorëve.

“Nga ora 9:00 në sallën e Kuvendit të Komunës mbahet seancë solemne, ndërsa nga ora 9:30 bëhet nisja e organizuar nga sheshi ‘Adem Jashari’ për në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, ku në orën 10:00 do të fillojnë homazhet pran varreve të dëshmorëve, në orën 11:00 do të zbulohet edhe shtatorja e dëshmorit Sadik Bega-Murtaja, tek rrethi i rrugës ‘Naim Beka’ në Ferizaj”, ka thënë drejtori Ferati.

I pari i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati, duke i uruar qytetarët për Ditën e Dëshmorëve, i ka ftuar ata të jenë pjesë e aktiviteteve të ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat