Festivali i Paqes mbahet në Ferizaj

Ferizaj

Festivali i Paqes mbahet në Ferizaj

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 07:24
ilustrim

Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses , “Identiteti”, për të katërtën herë ka organizuar Festivalin e Paqes “PeaceFest”, me qëllim të promovimit të paqes në Ditën Ndërkombëtare të saj.

Këtë vit, ky aktivitet e ka vendosur Ferizajn dhe Kosovën në listën botërore të vendeve që organizojnë aktivitete për Ditën e Paqes.

“Fal angazhimit të aktivistëve të QEMKS ID dhe njërit prej themeluesve të Festivalit të Paqes, sivjet ky aktivitet ka marrë jehonë ndërkombëtare ndër aktivistë të paqes. Këtë vit, edhe Republika e Kosovës, respektivisht qyteti i Ferizajt me organizatën joqeveritare, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID), organizon edicionin e IV të Festivalit të Paqes me llojllojshmëri të aktiviteteve që simbolizojnë paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i paqes në shoqërinë kosovare. Edicioni i katërt do të zhvillohet të mërkurën me 21 Shtator 2016, në Qendrën e Kulturës duke nisur prej orës 17:00. Hyrja e hapur për të gjithë”, thuhet në një komunikatë të Qendrës për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses ‘Identiteti’.

Me këtë event qyteti i Ferizajt tani më është listuar në Global FeastforPeace: Cities, në mesin e 175 vendeve në mbarë botën. 

https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=17bOtzU_errbm5h8otB8Kdy2nEuQ

Anëtari i bordit të organizatës QEMKS-ID,  dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, Lulzim Hasani ka thënë se ndjehen të priveligjuar që kanë arritur që Festivalin e Paqes ta festojnë edhe në Kosovë, më konkretisht në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat