Komuna e Ferizajt, bëhet me një bibliobus

Ferizaj

Komuna e Ferizajt, bëhet me një bibliobus

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 17:35
Ilustrim

Klubi Rotary, këtë të martë ka bërë pranim dorëzimin e një bibliobusi për komunën e Ferizajt.

Klubi Rotary i cili funksion që nga vitit 2007 në mesin e shumë projekteve që ka pasur, e ka realizuar edhe projektin e bibliotekës lëvizëse ose bibliobusit. Por, këtë bibliobus klubi rotary sot edhe zyrtarisht ja dorëzoi komunës së Ferizajt.

Me këtë rast përfaqësuesi i klubit Rotary Hazir Gashi, është shprehur se ky bibliobusë është bërë në bashkëpunim me klubin Rotary nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

“I tërë projekti ka kushtuar mbi 30 mijë euro me të cilat është blerë makina lëvizëse, dhe është bërë përshtatja për bibliobus dhe janë paguar derivatet dhe vozitësi që njëkohësisht ka qenë edhe bibliotekist i kësaj biblioteke”.

“Brenda këtyre tri viteve sa ka funksionuar, janë shpërndarë dhe janë këmbyer 21 mijë libra, dhe ky bibliobusi është i pajisur me mbi 4 mijë libra që janë kryesisht lektyra për nxënësit e shkollave fillore”.

“Por neve mbasi që na mbarun mjete dhe nuk kishim fonde të mëtutjeshme për realizmin e këtij projekti ne ju lutem komunës që të vazhdojë këtë projekt”.

Ndërkaq numri një i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për nxënësit, por edhe dashamiret e librit që janë në Ferizaj, por edhe nëpër fshatrat.

Image

“Sot po bëhet pranim dorëzimi i një bibliobusit i cili është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i përkrahur edhe nga komuna dhe drejtoria për kulturë, rini dhe sport, sepse ne i dimë nevojat e të rinjve tanë”.

“Ky projekt do të vazhdojë në kuadër të bibliotekës së qytetit, dhe do të shërbej për të gjithë nxënësit e shkollave në qytetin tonë”.

U bë e ditur se bashkëpunimi mes Komunës dhe klubit Rotary do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat